Lajme
Ushtria e Kosovës po bënë historinë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Në një ceremoni ushtarake, në prezencën e autoriteteve civile dhe ushtarake, në bazën Camp dodge, të Johnston, të shtetit të Iowa-s, është realizuar ceremonia parazbarkuese e grupit të parë 734 Regional Support Group të Gardës Kombëtare të IOWA pjesë e të cilit do jenë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në misionet paqeruajtese ndërkombëtare.
Me këtë rast, në emër të Republikës së Kosovës, MM/FSK Kolonel Ilir Qeriqi, Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën e Kosovës në SHBA iu drejtua me një fjalë rasti ushtarëve të rreshtuar në këtë ceremoni ku edhe prezantoi letrën e derguar nga KOMFSK Gjenerallejtenant Rahman Rama ku theksoi se partneriteti disavjeçar ka arritur pikën më të lartë të bashkëpunimit; si një mundësi unike e moment historik për FSK-në për të kontribuar në misione paqeruajtëse përkrah Ushtrisë Amerikane.
Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen në zhvillimin e kapaciteteve, që Ushtria Amerikane i ka dhënë FSK-së si dhe partneritetin strategjik.Edhe Senatorja Amerikane zj Joni Ernst dhe Gjenerali Corell, komandant i Gardes Kombëtare të Iowa-s, e kanë cilësuar si një moment historik dhe kanë vlerësuar lart bashkëpunimin disavjeçar ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe z Artan Duraku Konsull i Përgjithshëm në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Iowa-s. Republika e Kosovës, shprehë gatishmërinë më të lartë dhe njëkohësisht mbetet shumë falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme dhe për mundësinë që i është dhënë FSK-së për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë botërore.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
