fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Ushtria e Kosovës, pjesë e “Defender Europe 21”

Publikuar

Forca e Sigurisë Kosovës (FSK) do të marrë pjesë në stërvitjen e koduar “Defender Europe 21” që do të zhvillohet në Shqipëri në periudhën 26 prill – 20 qershor 2021.

Si forcë aleate e NATO-s, Forcat e Sigurisë Kosovës do të jenë pjesë përbërëse e 3100 trupave pjesëmarrëse në stërvitje, krah atyre të SHBA-së, Kanadasë, Britanisë Madhe, Turqisë, Rumanisë, Greqisë, Bullgarisë, Çekisë, Hungarisë, Kroacisë, Maqedonisë Veriut, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës e Gjeorgjisë.

Zhvillimi i stërvitjes dhe pjesëmarrja e një numri të madh trupash ushtarake në këtë stërvitje do të rrisin bashkëpunimin ndërmjet vendeve. Kjo stërvitje zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit me palën amerikane.

Ushtria e Kosovës dhe Ushtria Amerikane

Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë (USAEUR) do të drejtojë paketën e stërvitjeve të koduar “Defender Europe 21”. Pjesëmarrja e Kosovës në stërvitjen e koduar “Defender Europe 21” është përfshire në projektligjin “Për zhvillimin dhe pjesëmarrjen e Forcave të Vendeve Anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të Vendeve Partnere të kësaj organizate në stërvitjen e përbashkët “Defender Europe 21” të propozuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës Shqipërisë që është në procedurë miratimi në parlamentin e këtij vendi, shkruan RTK.

Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë po planifikon të dislokojë në Shqipëri përafërsisht 3100 efektivë për zhvillimin e stërvitjeve të sipërpërmendura. Strukturat dhe elementët e parë të ushtrisë amerikane do të fillojnë të dislokohen në territorin e Shqipërisë që në fillim të muajit prill 2021, ku misionet e tyre do të jenë “aktivitetet e informimit” dhe përgatitja e infrastrukturës logjistike për ngritjen e kampeve fushore në të gjitha vendet e dislokimit dhe terrenet stërvitore të ofruara nga Forcat e Armatosura të Ushtrisë Shqiptare.

Ve

të falënderoj presidentin Meta, kryeministrin Rama dhe ministrin Peleshi për pritjen e tyre sot. Patëm një diskutim të shkëlqyer mbi mënyrën se si mund të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin tonë nëpërmjet stërvitjeve të ardhshme ushtarake të SHBA-së, me ushtarë shqiptarë dhe në tokën shqiptare.

Një aleate e palëkundur e NATO-s prej vitit 2009, Shqipëria është një partnere strategjike e sigurisë për Shtetet e Bashkuara – si në rajon, ashtu edhe në botë. Shqipëria po investon ndjeshëm për të forcuar gatishmërinë e saj për mbrojtjen kolektive të NATO-s, duke punuar ngushtë me SHBA për të përmirësuar aftësitë në të gjitha fushat.

Ne kemi qenë dëshmitarë të guximit dhe vendosmërisë së shqiptarëve në Afganistan, Kosovë dhe Irak dhe, përmes Partneritetit Kombëtar të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit. Ndërsa ne jemi ende duke planifikuar stërvitjen DEFENDER-Europe 21, presim që Shqipëria të ketë një rol të rëndësishëm në këtë stërvitje madhore ushtarake.

Shqipëria do të jetë një vend kryesor pritës për veprimtaritë e shumta ushtarake që po afrojnë, dhe kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë në rajon. Faleminderit edhe një herë për mirëpritjen tuaj të ngrohtë në Shqipëri dhe pres me kënaqësi edhe më shumë vite mbështetjeje të ndërsjellë me aleaten tonë të vyer, Shqipërinë”, tha Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv. Komandant Gjeneral i Ushtrisë së SHBA në Europë e Afrikë./tg/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021