Lajme
Ushtria e Kosovës dhe ajo e Spanjës, në ushtrime të përbashkëta ushtarake

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar pjesëmarrjen e Ushtrisë së Kosovës në ushtrimin “Defender Europe 21″
“Defender Europe 21” është ushtrim i përbashkët ndërkombëtarë i shkallës së gjerë që drejtohet nga Ushtria Amerikane, i dizajnuar që të ndërtojë gatishmërinë operacionale dhe ndërveprimin mes ushtrive të SHBA-ve, vendeve partnere, dhe NATO-së për një gamë të gjerë të operacioneve, shkruan Tipografi.
Do të angazhohen 28 mijë ushtarak nga 27 shtete, që do të realizojnë aktivitetet në pesë ushtrime të ndërlidhura, që zhvillohen në 30 poligone trajnimi në 16 shtete të regjionit të Detit të Zi, Ballkanit Perëndimorë, dhe një pjesë të Baltikut.
Në kuadër të “Defender Europe 21″, Kosova si pjesë e ushtrimit ,”Immediate Response 21” për herë të parë do të jetë vend pritës. Kjo demonstron aftësinë për të shërbyer si partner strategjik i sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të Detit të Zi./tipografi/
