fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Ushtarët shqiptaro – amerikan, i shkruajnë Presidentit Biden – Dhomat e Specializuara të zhvendosen nga Haga

Publikuar

Ushtarët shqiptaro – amerikan që ishin pjesë e luftës clirimtare të Kosovës, përmes një letre, presidentit amerikan Joe Biden, i janë ankuar për sic kanë thënë diskrimin dhe qasjen e një anshme të drejtesisë nderkombetare në gjykimin e krimeve të luftës në Kosovës, duke i gjykuar vetëm figurat politike dhe ushtarake të Kosovës, pavarësisht faktit që agresorët në Kosovë ishin Serbia dhe Jugosllavia, të cilat kryen krimet më çnjerëzore të para në Evropë prej Holokaustit gjatë L2B –së.

“Gjatë luftës së Kosovës u vranë 1024 fëmijë shqiptarë dhe 109 ende janë të pagjetur; 20, 000 gra shqiptare u dhunuan; të gjitha këto krime të bëra nga ushtarët, policët dhe paramilitarët serbë, dhe megjithatë ende asnjë serb apo pjesëtar nga etnitë tjera nuk është akuzuar nga Gjykata Speciale. Kjo i bën Dhomat e Specializuara gjykatë monoetnike”, shkruhet në letër, të cilën e ka bërë publike, publicisti Uk Lushi.

Aty thuhet se Dhomat e Specializuara janë bërë të japin verdikt për pretendimet në Raportin e Martyt, por as ato dhe as Zyra e Prokurorit Special nuk janë duke përmbushur funksionet me të cilat i ka ngarkuar Kuvendi i Kosovës.

“Z. President, ju para disa vitesh e keni quajtur Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi “Xhorxh Uashingtoni i Kosovës.” Sot Thaçi është në një qeli në Hagë bashkë me katër shqiptarë tjerë të cilët rrezikuan jetët e tyre duke luftuar tiraninë jugosllave dhe okupimin e Kosovës. Sot është e pamundshme të paramendohet që dikush do të guxonte të akuzonte apo burgoste Xhorxh Uashingtonin pse ai luftoi për lirinë dhe pavarësinë e SHBA-së”, thuhet aty.

Në letër theksohet se ne natyrisht besojmë që të gjitha krimet duhet të zbardhen dhe të gjitha viktimat, pa marrë parasysh etninë, duhet të gjejnë drejtësi. Sidoqoftë, duket se Dhomat e Specializuara nuk janë duke kërkuar drejtësi por rishkrim të historisë. Për më tepër, ka indikacione që tregojnë se disa vende të BE-së janë duke përdoruar Gjykatën Speciale për të minuar interesat e Kosovës dhe SHBA-së.

Letra e plotë:

President Joseph R. Biden Jr.

The White House

1600 Pennsylvania Ave NË

Ëashington, DC 20500

24 mars 2021

I nderuar Z. President Biden,

Së pari, si shtetas amerikanë dhe ish-luftëtarë krenarë të UÇK-së, dëshirojmë t’ju urojmë zgjedhjen si Presidenti i 46-të i Amerikës.

Si sot, para 22 vitesh, më 24 mars 1999, Aleanca Veriatlantike, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, filloi fushatën ajrore kundër Jugosllavisë për të ndalur spastrimin etnik të Kosovës.

Çdokush në Ballkan ende e mban mend kur ju në vitin 1993 i thatë Millosheviqit fjalët profetike: “Mendoj që ti je një kriminel i mallkuar lufte dhe do të duhej të gjykoheshe si i tillë!” Por, pasi kishte nisur tri luftëra në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje, Millosheviqi nisi një tjetër në Kosovë më 1998.

Të frymëzuar nga trimëria e ushtarëve tonë amerikanë dhe të shtrënguar të kryejmë detyrën tonë për të parandaluar gjenocidin në Kosovë, disa dhjetëra shqiptaro-amerikanë iu bashkuam UÇK-së të luftonim krah për krah me NATO-n. Më 9 qershor 1999 Millosheviqi përfundimisht u dorëzua. Kosova ishte e lirë ndërkaq që trupat e NATO-s dhe ne marshuam në Prishtinë, kryeqytetetin e Kosovës. Shumica nga ne u kthyem në shtëpitë tona në Amerikë, me disa përjashtime, ndër to tre vëllezërit Bytyqi, të lindur në SHBA, të cilët u kapën nga xhandarmëria serbe pas lufte, u ekzekutuan menjëherë dhe u hodhën në një varr masiv në Petrovo Selo. Deri më sot askush në Serbi nuk është dënuar për këtë krim të shëmtuar kundër tre amerikanëve.

Ishin me mijëra ushtarë amerikanë dhe nga vende tjera që u bashkuan në përpjekjen e madhe për restaurimin e Kosovës pas luftës. Madje edhe civilë nga mbarë bota morën pjesë në rindërtimin e Kosovës së shkatërruar. Njëri ndër ta ishte biri yt, Beau Biden.

  1. President, ne shprehim mirënjohjen më të thellë për birin tuaj të ndjerë dhe ndihmën e tij për sistemin e drejtësisë pas luftës dhe për përgatitjen e prokurorëve dhe gjykatësve vendorë organizuar nga OSBE. Si nderim për kontributin e tij, Kosova i ka dhënë emrin e Beau Biden Autorrugës nga Ferizaji në Gjilan, duke e përjetësuar emrin dhe veprën e tij.

Që nga çlirimi më 1999 Kosova ka kaluar nëpër tre filtra të drejtësisë ndërkombëtare: UNMIK-ut; Tribunalit të Hagës; dhe EULEX-it. Asnjëri nga ta nuk kanë mundur të gjejnë apo provojnë ndonjë krim serioz nga ana e Kosovës.

Megjithëkëtë, më 14 dhjetor 2010, Dick Marty, një politikan zviceran dhe punonjës i Këshillit të Europës, përpiloi një raport që pretendon se në Kosovë kishin ndodhur trajtime mizore dhe vrasje të të burgosurve me qëllim të trafikimit të paligjshëm të organeve. Pavarësisht paralajmërimeve të shumta se këto pretendime ishin të rreme, z. Marty e bëri raportin e tij publik dhe, pa asnjë bazë apo provë, nën trysninë e Rusisë Këshilli i Europës e miratoi raportin.

Populli dhe udhëheqësia e Kosovës u vunë para një prove, e përbinë këtë tabletë të re të hidhur dhe treguan gatishmëri të përballen me drejtësinë edhe një herë. Kosova e ndryshoi Kushtetutën e saj dhe Kuvendi i Kosovës formalizoi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Edhe pse Dhomat e Specializuara janë gjykatë e Kosovës, u pranua që edhe ato edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të barten jashtë Kosovës, në Hagë. Asnjëri nga gjykatësit, prokurorët dhe as administratorët e gjykatës nuk janë shtetas të Kosovës. Shqiptarët etnikë nuk lejohen të punojnë për gjykatën ndërsa shtetasit e Serbisë mund ta bëjnë këtë.

Pavarësisht faktit që agresorët në Kosovë ishin Serbia dhe Jugosllavia, të cilat kryen krimet më çnjerëzore të para në Europë prej Holokaustit gjatë L2B, të pandehurit e vetëm që janë arrestuar nga Dhomat e Specializuara janë shtetas të Kosovës. Gjatë luftës së Kosovës u vranë 1024 fëmijë shqiptarë dhe 109 ende janë të pagjetur; 20, 000 gra shqiptare u dhunuan; të gjitha këto krime të bëra nga ushtarët, policët dhe paramilitarët serbë, dhe megjithatë ende asnjë serb apo pjesëtar nga etnitë tjera nuk është akuzuar nga Gjykata Speciale. Kjo i bën Dhomat e Specializuara gjykatë monoetnike.

Dhomat e Specializuara janë bërë të japin verdikt për pretendimet në Raportin e Martyt, por as ato dhe as Zyra e Prokurorit Special nuk janë duke përmbushur funksionet me të cilat i ka ngarkuar Kuvendi i Kosovës.

  1. President, ju para disa vitesh e keni quajtur Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi “Xhorxh Uashingtoni i Kosovës.” Sot Thaçi është në një qeli në Hagë bashkë me katër shqiptarë tjerë të cilët rrezikuan jetët e tyre duke luftuar tiraninë jugosllave dhe okupimin e Kosovës. Sot është e pamundshme të paramendohet që dikush do të guxonte të akuzonte apo burgoste Xhorxh Uashingtonin pse ai luftoi për lirinë dhe pavarësinë e SHBA-së.

Ne natyrisht besojmë që të gjitha krimet duhet të zbardhen dhe të gjitha viktimat, pa marrë parasysh etninë, duhet të gjejnë drejtësi. Sidoqoftë, duket se Dhomat e Specializuara nuk janë duke kërkuar drejtësi por rishkrim të historisë. Për më tepër, ka indikacione që tregojnë se disa vende të BE-së janë duke përdoruar Gjykatën Speciale për të minuar interesat e Kosovës dhe SHBA-së.

Në mënyrë që të zvogëlohet ky dëm dhe që të sigurohet pavarësia e gjykatës ne kërkojmë vëmendjen tuaj për të ndaluar ndërhyrjet politike dhe për të zhvendosur Dhomat e Specializuara nga Haga në Kosovë. Kosova është vend sovran dhe do të duhej të administrojë drejtësinë dhe sistemin e gjyqësisë vetë.

Dr. Martin Luter King Jr. thotë shumë mirë: “Padrejtësia diku është kërcënim për drejtësinë kudo.” Askush nuk ka demonstruar më fuqishëm punën për drejtësi më shumë se ju vetë, z. President. Ne jemi duke ju drejtuar t’ ju lusim që ju dhe SHBA-ja të angazhoheni edhe një herë për drejtësi në Kosovë dhe Ballkan.

Kosova është një storje suksesi ku shumica shqiptare trajton minoritetet, veçanërisht serbët, më mirë se çdo shtet në Europë. Kosova ende ballafaqohet me sfida por ballëlartë ajo po marshon drejt një të ardhme më të mirë. Kosova u është përgjithmonë falënderues edhe ju edhe Amerikës për ndihmën dhe mbështetjen.

  1. President, ju faleminderit paraprakisht ndërkaq që vendosim zemrat dhe shpresat tona në ju. Zoti u bekoftë ju dhe Amerikën.

Sinqerisht,

Shoqata Atlantiku

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021