Botë
Ushtarët britanikë testojnë kostumin fluturues (Video)
Një video e lëshuar nga kjo kompani, tregon se si ushtarët britanikë lëviznin nga një anije në tjetrën përmes kostumeve fluturuese.
Kostumet fluturuese, që dikur shfaqeshin nëpër filma fantastiko shkencor, si duket nga ushtria angleze do të bëhen realitet.
Kompania që prodhon kostume fluturuese, Gravity Industries ka filluar të testojë produktin e saj së bashku me marinsat e Mbretërisë së Bashkuar, për të parë se si ky produkt mund të ndihmojë në operacionet detare.
Kompania tha se ekipi i saj kaloi tre ditë me 42 ushtarë të Marinës Mbretërore në brigjet jugore të vendit.
Një video e lëshuar nga kjo kompani, tregon se si ushtarët britanikë lëviznin nga një anije në tjetrën përmes kostumeve fluturuese.
