Lajme
Ursula von der Leyen: Nga prilli, BE pret të marrë 100 milionë doza në muaj

Publikuar
2 vjet më parëmë

Dërgesat e vaksinës të COVID-19 duhet të përshpejtohen në mënyrë që të merren 100 milionë doza në muaj duke nisur nga prilli, tha Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen gjatë ditës së hënë.
Ajo shtoi se këto shifra bazohen në “planet e kompanive prodhuese” dhe faktit se “do të miratohen më shumë vaksina”.
Sipas Brukselit, unioni ka marrë 51.5 milionë doza që nga 26 shkurti.
BE ka koordinuar strategjinë e vaksinimit të unionit dhe ka firmosur një sërë marrëveshjesh me kompani farmaceutike për të furnizuar 27 vendet anëtare, megjithatë ka qenë në qendër të kritikave për ritmet e ngadalta të vaksinimeve.
Deri më 6 mars janë administruar 40.2 milionë vaksina në të gjitha shtetet anëtare, krahasuar me 87.9 milionë në SHBA dhe 22.9 milionë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas “Our World in Data”.
Pfizer ka përshpejtuar ritmin e prodhimit të vaksinave dhe Komisioni njoftoi muajin e shkuar se do t’i dërgojë unionit edhe 200 milionë doza brenda këtij viti, ndërsa Moderna, vaksina e tretë e miratuar nga enti rregullator i barnave të BE, gjithashtu do të shtojë edhe 150 milionë doza për vitin 2021, shkruan Euronews Albania. Në total, ato pritet të furnizojnë edhe 860 milionë doza brenda këtij fund viti./tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
