Lajme
UP-ja distancohet nga Ardian Kastrati
Universiteti i Prishtinës e dënon fuqishëm gjuhën e përdorur denigruese dhe se do ta trajtojë rastin në fjalë në përputhje me ligjet në fuqi

Publikuar
2 vjet më parëmë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” tha se distancohet nga deklarata individuale e Ardian Kastratit, profesor asistent në Fakultetin Filozofik të UP-së. Një ditë më herët, Kastrati, përmes një shkrimi në Facebook, ka përshkruar pamjen fizike të një gruaje të shëndoshë.
Kastrati ka thënë se shkrimi është një satirë e shkrimtarit Faik Konica, por në mediat sociale është interpretuar gjerësisht si gjuhë fyese ndaj presidentes së porsazgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes një komunikate për media, Universiteti i Prishtinës tha se e dënon fuqishëm gjuhën e përdorur denigruese dhe se do ta trajtojë rastin në fjalë në përputhje me ligjet në fuqi.
“UP-ja njofton opinionin që, si institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend, kërkon nga personeli i tij, që pavarësisht institucionit ku janë të angazhuar, me sjelljet, qëndrimet dhe deklaratat e tyre, të ruajnë imazhin e UP-së”, thuhet në komunikatë.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
