fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Ujkani: Kosovës i duhet integrimi ekonomik

Publikuar

Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, thotë për Radion Evropa e Lirë se duhet tejkaluar të gjitha problemet dhe Kosova domosdoshmërish duhet të jetë pjesë e mekanizmave, qoftë rajonale apo edhe më gjerë.

“Integrimet ekonomike janë të rëndësishme për shumë arsye. Integrimi ekonomik rajonal do të bëjë që të krijohet një mirëqenie e qëndrueshme ekonomike dhe sociale, po ashtu integrimi ekonomik do të kontribuonte në stabilitetin politik në rajon”, thotë Ujkani duke shtuar se mungesa e një stabiliteti politik pengon realizimin e marrëveshjeve bilaterale që Kosova ka me vendet tjera.

Ai shton se ndonëse Kosova ka një ekonomi më të vogël se ekonomitë e vendeve të rajonit, integrimi ekonomik është i domosdoshëm dhe duhet të zë vendin që i takon në tregun rajonal.

Kosova në pozitë të pafavorshme në tregun rajonal. Deficiti i lartë tregtar përbën një sfidë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës.

Kontributi i eksporteve në volumin tregtar, sipas të dhënave të zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vit kap vlerën e rreth 400 milionë eurove, kurse importi mbi tre miliardë euro.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani thotë për Radion Evropa e Lirë se struktura e pavolitshme ekonomike e Kosovës si dhe kapacitet e ulëta prodhuese, e bëjnë më pak konkurrente në rajon.

“Normalisht asnjë vend në botë dhe as Kosova nuk mund të ekzistojë nëse nuk ka marrëdhënie ekonomike me të tjerat. Kosova në këtë drejtim ka një bilanc negativ tregtar. Është e vërtet që Kosova ka leverdi të integrimit ekonomik, por marrëveshjet për tregti të lirë si CEFTA për fat të keq nuk kanë gjetur zbatim dhe kjo marrëveshje është shkelur nga Serbia”, thotë ai.

Për të normalizuar marrëdhëniet ekonomike, Serbia dhe Kosova, me një marrëveshje të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, janë pajtuar t’i bashkohen zonës së mini-Shengenit, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019.

Deri më tani, në Kosovë nuk ka pasur unitet në mesin e spektrit politik, lidhur me pjesëmarrje në këtë nismë rajonale./tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021