fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

U15/ Kosova e pafat, humb nga Maqedonia e Veriut pas penalltive – Federata e Futbollit e Kosovës

Publikuar

1 nëntor, 2023 – Kombëtarja e Kosovës U15 e ka zhvilluar të mërkurën ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “UEFA Development” në Tiranë. Pas humbjes nga Shqipëria (1:2) në një ndeshje tejet të luftuar dhe të barabartë, Dardanët e drejtuar nga Ilir Nallbani kanë pësuar humbje nga Maqedonia e Veriut pas ekzekutimit të penalltive 3:5. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 1:1. Kosova kaloi në epërsi në minutën e 40-të me golin e shënuar nga Dior Pushkolli, por Maqedonia e Veriut barazoi shifrat në minutën e 69-të përmes Luka Lazarevskit. Në serinë e penalltive më të saktë u treguan lojtarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk gabuan në asnjërën prej gjuajtjeve nga 11 metra. Ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu Kosova e zhvillon më 3 nëntor kundër Hungarisë, e cila në dy ndeshjet e para ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook