Lajme
U konfiskuan qindra kilogram mish

Publikuar
2 vjet më parëmë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes Inspektoratit Veterinar sot ka organizuar një aksion kontrolli në të gjitha mishtoret e qytetit të Pejës për të kontrolluar shitjen e mishit dhe nënprodukteve të mishit në aspektin e plotësimit të kritereve ligjore për tregtim të sigurt të kësaj kategorie të produkteve.
Për këtë aksion, zëdhënësi i AUV Lamir Thaqi ka thënë se nga inspektimet e ushtruar në 17 mishtore, ka rezultuar me largim nga shitja- konfiskim të një sasie prej rreth 300 kg mish dhe nënprodukte mishi që nuk i plotësonin kriteret ligjore për tregtim, shkruan KKosova.
“Disa nga mishtoret është gjetur mish i pa vulosur që nënkupton se nuk është therur kafsha në thertore të licencuar. Në disa raste janë hasur duke u shitur nënprodukte mishi të trajtuara termikisht suxhuk mish i terur në subjekte të cilat nuk janë të licencuara për përpunim”, tha Thaqi.
Sasitë e gjetura nëpër mishtore pa dokumentacion, sipas tij janë ndaluar për qarkullim nga inspektoret, të njëjtat do të asgjësohen në ditët në vijim në prezencë të inspektorit kompetent. Aksione të tilla AUV ka ndërmarrë ditë më parë në Prizren dhe Ferizaj

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
