fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

U dëmtua dhe la fushën në minutën e 25-të, De Ligt pritet të mungojë gjashtë javë

Publikuar

Bayern Munich dhe kombëtarja holandeze janë në ankth për Matthijs de Ligt.

Mediet gjermane raportojnë se testet të cilave iu nënshtrua mbrojtësi në orët e fundit kanë zbuluar se De Ligt ka pësuar një dëmtim të ligamentit të gjurit të djathtë.

Lexo edhe:

Mbrojtësi u dëmtua mbrëmjen e së mërkurës dhe la fushën në minutën e 25’ në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Saarbrucken, skuadër që luan në kategorinë e tretë, por që eliminoi Bayern-in me rezultatin 2-1.

Nga ky dëmtim Matthijs de Ligt pritet të qëndrojë jashtë fushës së blertë për të paktën 4-6 javë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook