Kosovë
Twitter e mbyll llogarinë e FSK-së, reagon Çitaku
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është shprehur krenar që t’i kenë afër vetës Forcën e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë ndërkombëtar në Kuvajt

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku njoftoi në Twitter se llogaria e Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë rrjet social është mbyllur përkohësisht.
Çitaku, përmes një reagimi, iu drejtua Twitterit duke shprehur habinë pse ata papritmas e mbyllën llogarinë e FSK-së në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së publikoi një postim në lidhje me pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Kuvajt.
“Pse papritmas keni vendosur ta kufizoni llogarinë e FSK-së, në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së shkruajti në lidhje me vendosjen e tyre të përbashkët në një mision paqeruajtës”, shkroi Çitaku.
Hello @Twitter, you really need to step up your game!
— Vlora Çitaku 😷 (@vloracitaku) May 8, 2021
Why is it that all of a sudden you decided to restrict the account of @KSF_Kosova , on the same day that the U.S. @DeptofDefense tweeted about their co-deployment on a peacekeeping mission 🤔 pic.twitter.com/caIGIqgKzb
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është shprehur krenar që t’i kenë afër vetës Forcën e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë ndërkombëtar në Kuvajt, raporton Express.
“Departamenti i Mbrojtjesështë krenar të bashkohet me Forcën e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë në Kuvajt. Gjatë këtij misioni, partnerët tanë nga Kosova do ta fitojnë përvojën e mekanikës dhe logjistikës duke punuar me njësitë e Ushtrisë Amerikane #BashkëMëTëFortë”, shkroi Departamenti Amerikan i Shtetit.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
