Kosovë
Turqit trajnojnë Regjimentin e tretë të këmbësorisë së FSK-së
“Trajnimi i Togut në Operacione Ofensive” dhe “Trajnimi për shënjestrim Mekanik” janë dy trajnime të cilat janë duke u realizuar në fushën e trajnimit në fshatin Cërrnushë të Komunës së Mitrovicës

Forca e Sigurisë së Kosovës ( FSK ) në kuadër të ngritjes së kapaciteteve taktike dhe operacionale të këmbësorisë , është duke realizuar trajnime të avancuara për përgatitjen dhe avancimin e aftësive në fushën e këmbësorisë.
“Trajnimi i Togut në Operacione Ofensive” dhe “Trajnimi për shënjestrim Mekanik” janë dy trajnime të cilat janë duke u realizuar në fushën e trajnimit në fshatin Cërrnushë të Komunës së Mitrovicës nga instruktorë të kontingjentit turk në Kosovë.
Me këtë raste zëvendës komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneral brigade Enver Cikaqi së bashku më komandantin e kontingjentit turk kolonel Yonuz Emre ,atasheun turk dhe zëvendës komandantin e Komandës së Forcave Tokësore Kolonel Hysen Dreshaj, vizituan sot pjesëtarët e Regjimentit të tretë të këmbësorisë, ku panë nga afër disa demonstrime taktike, që u vlerësuan lartë nga Gjeneral brigade Enver Cikaqi dhe koloneli turk Emre, ata u shprehën të kënaqur nga bashkëpunimi dy palësh.
