Lajme
Turqia e quan veprim të paligjshëm, hapjen e ambasadës në Jerusalem

Publikuar
2 vjet më parëmë

Hap i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm, kështu e ka vlerësuar, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, vendimin e autoriteteve shtetërore të Kosovës për të hapur edhe zyrtarisht ambasadën në Jerusalem. MPJ e Turqisë në një postim në Twitter ka shprehur shqetësimin e thellë për këtë dhe e dënon fuqishëm si akt.
“Ne i inkurajojmë udhëheqësit kosovarë që të dëgjojnë mendjen e shëndoshë dhe të heqin dorë nga ky hap i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm”, thuhet në postim. Ndryshe, Ambasada e Kosovës është hapur të dielën zyrtarisht në Jerusalem.
Reagimi i plotë:
Njoftim për shtyp në lidhje me hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem
Ne e presim hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem me shqetësim të thellë dhe e dënojmë atë fuqimisht. Vendimi i marrë nga udhëheqësit e një populli që duroi vuajtje të mëdha për hir të fitimit të pavarësisë së tij, duke injoruar gjendjen e vështirë të palestinezëve, të cilët kanë jetuar nën okupim për dekada dhe kanë vuajtur shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, është jashtëzakonisht për të ardhur keq.
Duke vepruar kështu, udhëheqësit kosovarë kanë vepruar kundër parametrave të vendosur në procesin e paqes, duke përfshirë rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara mbi statusin e Jerusalemit, duke minuar vizionin e një zgjidhjeje me dy shtete dhe perspektivat e paqes në rajon.
Ne i nxisim udhëheqësit e Kosovës që të dëgjojnë arsyen e shëndoshë dhe të heqin dorë nga ky hap i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm./tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
