fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Tuchel pasardhësi i Xavit te Barcelona? Reagon Bayern Munich

Publikuar

Xavi do të largohet nga Barcelona në fundin e sezonit. Dhe në skenë kanë dalë disa emra për pasardhësin e tij në stolin katalanas.

Mes tyre edhe Thomas Tuchel, por 50-vjeçari (nën kontratë me Bayernin deri në 2025) nuk do të largohet nga drejtimi i rekordmenëve gjermanë.

Trajneri ynë u kërkua nga tifozët për një vizite në një ‘fan club’ në lidhje me karrierën e tij si trajner dhe eksperiencat e tij të mëparshme te PSG dhe Chelsea.

Dhe sigurisht ai dha informacion në lidhje me këto aventura. Tuchel gjithashtu iu përgjigj pyetjeve të përgjithshme për Spanjën si një vend futbollistik.

Lexo edhe: 

Por, ai nuk foli kurrë për Xavin dhe pasardhësin e tij, siç u pretendua në mënyrë të rreme më pas. Nuk pranojmë informacione jo faktike të drejtuara kundër trajnerin tonë”, lexohet në komunikatën zyrtare të Bayern Munich.

Bavarezët renditën në vendin e dytë në Bundesliga, duke qenë për momentin vetëm dy pikë larg Bayer Leverkusenit kryesues, që po bën gjithçka për të fituar titullin e parë në histori.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook