fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Triumf historik, Sinner përmbys Medvedev dhe fiton titullin e parë Grand Slam në karrierë

Publikuar

Jannik Sinner ia del në mënyrën më të bukur të fitojë titullin e parë Grand Slam në karrierë. Në finalen e Australian Open, pas një ndeshje që zgjati 3 orë e 44 minuta, tenisti italian mposhti me përmbysje Daniil Medvedev, që u duk se do të kishte një sfidë të lehtë përballë 22-vjeçarit.

Rusi fitoi dhe dominoi në dy setet e para teksa i mbylli ato me rezultatin identik 6-3, 6-3. Por, aq zgjati edhe ndrojtja e djaloshit 22-vjeçar. Në setin e tretë, Sinner u fut në lojë dhe e mbylli atë me fitoren 6-4. Nga ai moment, besimi i italianit arriti kulmin dhe për të nisi një ndeshje tjetër.

Gabimet e seteve të para u zhdukën ndërsa nga ana tjetër, energjitë e Medvedev nisën të shteronin. Sinner barazoi kështu në 2-2 falë fitores së setit të katërt me shifrat 6-4, ndërsa në setin final, gjithçka foli për italianin. 27-vjeçari u duk i dorëzuar ndërsa Sinner mori frenat e lojës në dorë.

Në fund, Sinner e mbylli setin me shifrat 6-3 dhe festoi të parin titull Grand Slam në karrierë, një titull që padyshim do ta mbajë mend gjatë për vetë mënyrën historike se si e arriti.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook