fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Treni godet për vdekje një person në Açarevë të Skenderajt

Ilmi Prekazi nga Policia e Kosovës njoftoi se rasti ka ndodhur sot rreth orës 6:43.

Publikuar

Një person e ka humbur jetën pasi është goditur nga treni në Açarevë të komunës së Skenderajt.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Ilmi Prekazi, nga policia e Mitrovicës.

Prekazi njoftoi se rasti ka ndodhur sot rreth orës 6:43.

“Po, lajmi është i vërtetë. Sot rreth orës 06:43 e kemi pranuar informatën dhe kemi dal në vendin e ngjarjes. Menjëherë në vendngjarje e kemi ftuar edhe një ekip nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare të cilët e kanë konstatuar edhe vdekjen e tij”.

Ai theksoi se policia është duke e hetuar rastin.

Deri më tani sipas tij nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarje.