fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Tre gola dhe gjashtë asistë në këtë sezon, Laçi rinovon me xhevahirin e mesfushës

Publikuar

Serxho Ujka prej dy vitesh është pjesë e Laçit në Superiore, teksa mesfushori ka spikatur dhe është shndërruar në një prej elementëve më të rëndësishëm për skuadrën kurbinase. Në këtë formë, drejtuesit e Laçit kanë vendosur të rinovojnë kontratën me 25-vjeçarin duke qenë se marrëveshja aktuale përfundonte në qershorin e vitit 2024.

Tashmë, me rinovimin e kontratës, Ujka pritet të qëndrojë me kurbinasit të paktën deri në verën e vitit 2025. Edhe në këtë sezon, mesfushori është konfirmuar si lider i skuadrës duke shënuar në 12 paraqitje tre gola dhe gjashtë asiste.

Njoftimi i klubit të Laçit në rrjetet sociale:

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook