fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Tragjedia e Gerdecit, si ndodhi 13 vjet me parë?

Publikuar

Pikërisht sot 13 vjet me parë ndodhi ajo që mese paku pritej nga shqiptarët, ndodhi shpërthimi i fuqishëm që me vonë u quajt si tragjedia e Gerdecit, e që i mori jetën 26 personave dhe plagosi më shumë se 300 të tjerë

Shpërthimi, i cili ndodhi rreth orës 12:05 të mesditës në punishten e demontimit të armëve, dëmtoi dhe qindra shtëpi të zonës përreth.

Ngjarja pushtoi të gjitha televizionet vendore, por edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja si Euro Neës, CNN dhe të tjera, ku ngjarja mori prioritet.

Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit që shpërtheu më 15 mars 2008 në Gërdec u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po ashtu me 18 vjet burg, ndërsa administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg./tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021