fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Thierry Favre në vizitë në Kosovë, lavdëron punën e bërë – Federata e Futbollit e Kosovës

Publikuar

7 nëntor 2023 – Zëvendësdrejtori i Federatave anëtare të UEFA-së Thierry Favre, nga dje, po qëndron për vizitë në Prishtinë. Ai ka ardhur për vizitë në Federatën e Futbollit të Kosovës, me ç ‘rast është pritur nga presidenti Agim Ademi, u.d./sekretari i përgjithshëm Marcus Weidner dhe drejtues departamentesh në FFK.
Gjatë vizitës së tij në shtëpinë e futbollit në Kosovë si dhe në Kampin Nacional në Hajvali, Favre shprehu kënaqësinë e tij për zhvillimin e futbollit këtu, siç është infrastruktura, edukimi, organizimi i garave, referimi e sidomos pati lëvdata për ecurinë e futbollit të femrave.
“Jam i lumtur që më në fund u ktheva në Kosovë pas tre vitesh. Do të isha edhe më i interesuar të kthehesha pasi të përfundojë Kampi Nacional në Hajvali. Gjithmonë kam besuar se thelbësore për zhvillimin e futbollit në këtë vend është të kesh kushte të mira për të stërvitur”, ka shtuar Favre.
Tutje zëvendësdrejtori i federatave anëtare të UEFA-së, tha se duhet pasur durim dhe jo eufori për rezultat në ekipet kombëtare, derisa shprehu bindjen e tij se shumë shpejt Kosova do të jetë në njërin nga eventet e mëdha dhe në momentin kur kjo të ndodhë atëherë do të vazhdojë të kualifikohet edhe shumë herë tjera.
Ndërkaq, presidenti Ademi u shpreh i lumtur për vizitën e Thierry Favre, për vlerësimin dhe inkurajimin e tij për futbollin kosovar.
Kujtojmë që Favre është ndër zyrtarët e parë të UEFA-së i cili pas pranimit të Kosovës në dy institucionet e futbollit, UEFA e FIFA, ka vizituar Kosovën dhe ka udhëhequr projektet e FFK-së për infrastrukturë dhe zhvillim.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook