fbpx
Lidhu me Ne!

Kronikë e zezë

Therri 14 herë me thikë një person për pronë, dënohet me katër vjet burgim ferizajasi

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar

Publikuar

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me katër vjet burgim të pandehurin L.A, i cili akuzohet për vepren penale “Vrasje në tentativë”.

Ai akuzohet se më datë 08.09.2020, në një fshat të Komunës së Ferizaj, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Q.N, duke e goditur 14 herë me thikë, transmeton Klan Kosova.

I pandehuri ka shkuar tek shtëpia e axhës së tij, ku pasi kishin ardhur L.N., kushërira e tij së bashku me bashkëshortin e saj të dëmtuarin Q.N. dhe pas një mosmarrëveshje për një çështje pronësore, fillon një fyerje dhe sharje mes tyre.

“L.A me një thikë, e sulmon të dëmtuarin duke e goditur një herë në pjesën e krahërorit, atëherë i dëmtuari ka filluar të ikë, duke dalë në rrugën kryesore, mirëpo i pandehuri e ka ndjekur nga mbrapa dhe ka arritur që ta godasë edhe disa herë me thikë (gjithsej 14 herë), në pjesë të ndryshme të trupit për të cilat plagë është trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Prishtinë deri më 15.09.2020”, njofton Gjykata Themelore e Ferizajt përcjell Klan Kosova.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./a.bajqinovci/tg/