Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth ores 13:30, është lënduar me mjet të mprehtë një qytetar në fshatin Çagllavicë.
“Rreth orës 13:30 policia ka marrë informatën për një person i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore në QKUK për shkak të lëndimeve nga një mjet i mprehtë. Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në fshatin Çagllavicë”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka thënë se policia menjëherë ka filluar me trajtimin e të gjitha informacioneve që ndërlidhen me rastin dhe aktualisht ka nisur një hetim me qëllim zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./tg/