Botë
Tetë të vrarë nga të shtënat në Indianapolis

Publikuar
2 vjet më parëmë

Tetë persona u vranë dhe disa u plagosën nga të shtënat në qytetin Indianapolis të SHBA-së. Dëshmitarët thanë se dëgjuan disa të shtëna në një objekt të kompanisë së shërbimeve postare FedEx dhe një tha se ka parë një burrë duke shtënë me armë automatike.
Personi i armatosur raportohet se ka vrarë veten. “Ne kemi lokalizuar tetë persona me plagë me armë zjarri, të cilët janë shpallur të vdekur në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësja e policisë së qytetit, Genae Cook.
Cook tha se disa persona janë dërguar në spital me lëndime. FedEx tha se kompania është në dijeni për të shtënat dhe se po bashkëpunon me autoritetet. Fedex tha se siguria “është përparësi” për të.
Në Shtetet e Bashkuara kanë ndodhur disa incidente të ngjashme, javëve të fundit. Këtë muaj, një sulm me të shtëna masive në Karolinën e Jugut ka lënë pesë vetë të vrarë. Muajin e kaluar, të shtënat masive në Kollorado dhe Xhorxhia kanë lënë 18 njerëz të vrarë.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
