Lajme
Testi i maturës, ja datat kur do të organizohet
Secili provim ka një diferencë katër ditore nga tjetri.Sipas udhëzimit, provimet e Maturës Shtetërore do të fillojnë në orën 10:00 të mëngjesit dhe do të zgjasin dy orë e 30 minuta

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ka mbetur me pak se dy muaj deri në kohën kur nxënësit e shkollave të mesme dhe gjimnaze do tu nënshtrohet testit të maturës. Aktualisht shkollat janë në pushimin pranveror, ndërkohë që shumica e mësimit në Kosovë është duke u zhvilluar online.
Provimet e Maturës Shtetërore 2021 do të zhvillohen nga data 3 qershor deri në datën 15 qershor. Provimi i gjuhës së huaj do të zhvillohet në 3 qershor 2021, provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë do të zhvillohet më 7 qershor, provimi i matematikës do të zhvillohet në 11 qershor dhe ai i lëndës me zgjedhje në 15 qershor.
Secili provim ka një diferencë katër ditore nga tjetri.Sipas udhëzimit, provimet e Maturës Shtetërore do të fillojnë në orën 10:00 të mëngjesit dhe do të zgjasin dy orë e 30 minuta. Testet e Maturës Shtetërore janë hartuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, ku secili test do të vlerësohet me 60 pikë maksimale.
Maturantët që rezultojnë mbetës i japin provimet në sesionin e dytë. Ndërkohë testi i gjuhës dhe letërsisë italiane hartohet nga Ministria e Arsimit italiane dhe dorëzohet brenda afatit në QSHA dhe provimi zhvillohet më 3 qershor, ndërsa testi i gjuhës frënge përgatitet nga ambasada franceze dhe provimi zhvillohet në 25 maj në shkollat përkatëse.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
