fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Termokosi ndal ngrohjen për konsumatorët në Prishtinë

Një ditë më herët, ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, paralajmëroi gjendje të jashtëzakonshme me energji elektrike në vend.

Publikuar

Ndërmarrja Publike “Termokos” njoftoi të mërkurën se ka ndërprerë ngrohjen për të gjithë konsumatorët në Prishtinë.

Kjo ndërprerje, sipas “Termokos”-it, është bërë për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje”, thuhet në njoftim.

Nga ndërmarrja, megjithatë, nuk japin afat se kur do të mund të rregullohet ky problem.

Sipas njoftimit, aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Termokos”-i është furnizues lokal për ngrohje qendrore në Prishtinë.

Paralajmërohet gjendje e jashtëzakonshme me rrymë

Një ditë më herët, ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, paralajmëroi gjendje të jashtëzakonshme me energji elektrike në vend.

Duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Rizvanolli tha se situata është pasojë e çmimeve të larta të importit.

Ajo tha se për import të energjisë elektrike këtë vit janë paraparë 12 milionë euro, por këto mjete, sipas saj, janë shpenzuar vetëm në dy muaj.

Rizvanolli tha se nuk mund të ketë garanci se çmimi i rrymës nuk do të rritet.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021