fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Termi “racë” do të hiqet nga Kushtetuta

Publikuar

Fjala “racë” si term do të hiqet nga Kushtetuta e Gjermanisë. Qeveria ka rënë dakord për termin zëvendësues në Kushtetutë. Në vend të saj në nenin tre në të ardhmen do të përdoret formulimi „për arsye raciste.

Në Gjermani është debatuar vitet e fundit lidhur me përdorimin e termit “racë”. Në sfondin e debatit mbarë botëror kundër racizmit në polikën gjermane ka konsensus të gjerë për synimin, që termi “racë” të hiqet nga Kushtetuta.

Qeveria ka rënë dakord tani për formulimin zëvendësues në nenin tre. Aktualisht në këtë nen thuhet: “Askush nuk lejohet që të favorizohet ose margjinalizohet për shkak të gjinisë, prejardhjes, racës, gjuhës, atdheut e origjinës, besimit, botëkuptimit individual fetar apo politik,”, shkruan DW

Në të ardhmen formulimi në vend të fjalës “racë” do të jetë: “Askush nuk duhet të margjionalizohet apo të favorizohet për arsye raciste”.

Gjatë këtij debati kritikët e formulimit ekzistues në Kushtetutë, tërheqin vëmendjen, se përdorimi i termit “racë” transporton pikërisht mendimin, që ekzistojnë racat njerëzore. Vlen të theksohet, se hartuesit e Kushtetutës asokohe më 1949 kanë dashur të theksojnë pikërisht qendrimin e prerë kundër marrëzisë racore të nacionalsocialistëve.

Por ky formulim i përpiluar asokohe me një qëllim të mirë, gjykohet aktualisht si i papërshtatshëm. 

Për herë të parë propozimi për këtë ndryshim u parashtrua një vit më parë (020.02.2021) nga ministrja socialdemokrate e Drejtësisë Christine Lambrecht.

Koalicioni qeverisës me bazë të gjerë mes Unionit Konservator të kristiandemokratëve/Kristiansocialëve dhe Partisë Socialdemokrate pas shqyrtimit të disa forumulieve të propozuara ka rënë dakord për prefirazimin në „për arsye raicste”.

Për këtë u dakordësuan ministrja socialdemokrate e Drejtësisë Christine Lambrecht dhe ministri i Brendshëm kristiansocial Horst Seehofer.

Lipset miratimi në Bundestag dhe në Bundesrat

Ndryshimi në Kushtetutë mund të arrihet me votimin në të dyja dhomat e parlamentit me një shumicë të dy të tretave si në Bundestag ashtu edhe në Bundesrat (Këshillin Federal). Nëse do të arrihet kjo mazhorancë në votim është e paqartë.

Politikanët për çështjet e brendshme në CDU dhe CSU, sipas revistës „Spiegel” preferojnë një formulim, përmes të cilit askush të mos ndihet i diskriminuar prej nocionit „racë”.

Edhe ekologjistët janë kritikë sa i përket ndryshimit të iniciuar. Formulimi „për arsye raciste”, sipas tyre, mund të interpretohet sikur është i ndaluar vetëm një diskriminim me paramendim, tha politikania ekologjiste Katja Keul për revistën “Spiegel”. Pra me me këtë ndryshim rrezikon që sfera e mbrojtur në Kushtetutë të zvogëlohet.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021