Lajme
Termeti në Kosovë, epiqendra ishte në Malishevë, thotë Instituti Sizmologjik

Instituti Sizmologjik i Kosovës ka njoftuar se Kosova të shtunën pasdite është goditur nga një tërmet i lehtë me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter.
“Epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë-Uglar, 8 kilometra në jug-lindje të Gjilanit, ka njoftuar Instituti
Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, me datë 20/02//2021 n’ora 16:46, sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga nje tërmet me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.
Thellësia hipoqendrore ishte 10 km. Epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë-Uglar 8 km jug-lindje të Gjilanit. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në regjionin e Gjilanit.
