Lajme
Tensionohet takimi i “Brdo-Brijunit”: Përplasen Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç
Osmani dhe Gjaveroviç thuhet se i reaguan ashpër Vuçiçit, duke thënë se Beogradi po i risjellë platformat e vjetra për ndryshimin e kufijve.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Fillimi i takimit të nivelit të lartë të procesit të njohur si “Brdo-Brijuni” u zhvillua në një atmosferë të elektrizuar dhe sipas gazetës serbe “Vecernje Novosti“, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje e Hercegovinë Shefik Gjaferoviç sulmuan presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Novostiti” raporton se përplasja filloi pasi pjesëmarrësit në samit morën iniciativë në fillim për të miratuar disa konkluzione sipas të cilave kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm, të cilat Vuçiç i kundërshtoi paraprakisht.
Osmani dhe Gjaveroviç thuhet se i reaguan ashpër Vuçiçit, duke thënë se Beogradi po i risjellë platformat e vjetra për ndryshimin e kufijve. Atyre, sipas “Novostit”, u është kundërpërgjigjur kreu i shtetit serb.
Në takim, i cili po zhvillohet me dyer të mbyllura, pra pa media, po marrin pjesë edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviç, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiç, Shefik Gjaferoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
