Lajme
Tensione mes Serbisë dhe Malit të Zi

Publikuar
2 vjet më parëmë

Në Mal të Zi ka fituar një parti proserbe, por raportet mes Beogradit dhe Podgoricës ende nuk janë përmirësuar. Përse ndodh kjo? Marrëdhëniet Serbi-Mali i Zi vazhdojnë të rëndohen nga konflikte të shumta diplomatike dhe politike. Nga njëra anë, tingëllon e pabesueshme që këto dy vende vëllazërore dhe miqësore kanë arritur një nivel të tillë të marrëdhënieve. Por është e qartë se asnjëra palë nuk mund të mohojë gabimet e bëra në të kaluarën, që kanë shkaktuar tensione të shumta dhe keqkuptime. Pas ndryshimit të qeverisë në Mal të Zi, si Beogradi ashtu edhe Podgorica pohonin se do të përmirësojnë raportet shumë shpejt, por kjo deri tani kjo nuk ka ndodhur.
Problemi i vendimit të ish-autoriteteve malazeze për të dëbuar ambasadorin serb nga Mali i Zi, Vladimir Bozhoviq, i cili është konfirmuar praktikisht edhe nga qeveria e re, u shfaq si një pengesë themelore në raportet mes Beogradit dhe Podgoricës. Beogradi zyrtar nuk u kundërpërgjigj me të njëjtën masë diplomatike, duke shpresuar se vendimi do të tërhiqej. Por kjo nuk ndodhi. Tani të dy palët janë të mendimit se problemet duhet të tejkalohen, por asnjëra nuk ka dhënë ndonjë propozim konkret se si të tejkalohen ato.
Kjo është pikërisht arsyeja pse vizitat e reciproke të kryeministrave të të dy vendeve, Ana Brnabiq dhe Zdravko Krivokapiq ende nuk janë ndërmarrë. Këto ditë ata kanë shkëmbyer akuza diplomatike përmes mediave. Pala malazeze pretendon se Ana Brnabiq nuk i është përgjigjur ftesës për të vizituar Malin e Zi për më shumë se një muaj. Ndërsa Brnabiq thotë, se “është e papërshtatshme të vizitosh një vend nga i cili është dëbuar ambasadori i vendit tuaj duke u shpallur person “non grata”. (DW)
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
