fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Tenis / Alcaraz eliminohet nga “Australian Open”, “asist” për Djokovicin

Publikuar

Turneu i parë Slam i vitit 2024 njohu edhe gjysmëfinalistin e fundit. Alexander Zverev mposhti me shifrat 3-1 (6-1, 6-3, 6-7, 6-4) spanjollin Carlos Alcaraz, duke kaluar për në katërshen më të mirë të ‘Australian Open’.
Takimi nisi shumë më mirë për gjermanin që fitoi lehtësisht 2 setet e para. Me tej, Alcaraz u përpoq të rihap takimin me setin e tretë, por në fund ishte Zverev ai që triumfoi në fushën e Melbourne. Sfida që zgjati për pak më shumë se 3 orë pa një duel tepër të luftuar nga të dy tenistët.

Lexo edhe: 

Me këtë fitore, Alexander Zverev do të përballet me Daniil Medvedev në gjysmëfinale, ndërkohë nga ana tjetër Carlos Alcaraz do të duhet të përshëndetet me kompeticionin Australian.
Gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo mes numrit 1 të botës, Novak Djokovic, i cili do të sfidojë italianin Jannik Sinner.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook