fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

Temperaturat e larta dhe kujdesi për të sëmurët kronik

Këshilla mjekësore nga dr. Violetë Osaj -Tafilaj, spec. Endokrinologe

Publikuar

Efektet e temperaturave të larta në shëndet ndodhin kur sistemi i rregullimit të temperaturës së trupit tonë nuk arrin të shpërndajë nxehtësinë e tepërt.

Këto efekte përveç kohës dhe intensitetit të ekspozimit në temperatura të larta varen edhe nga gjendja shëndetësore dhe mosha e pacientit.

Grupet më të rrezikuara ndaj temperaturave të larta janë:

Foshnjat dhe fëmijët e vegjël

Të sëmuret kronik kardiovaskular

Diabeti, thyreotoksikoza

SPOK, sëmundjet mendore, renale , gratë shtatzëna.

Ne sot do të ndalemi të kujdesi që duhet të tregojnë pacientet më diabet gjatë ditëve me temperatura të larta.

Gjatë ditëve më temperatura të lartë paraqitet humbje e lëngjeve për shkak të djersitjeve profuze.

Të diabetikët dehidrimi manifestohet më tharje të mukozës së gojës, etje të shtuar, lodhje, plogështi, marramendje, ndjenjë e të fiktë deri në rënie te nivelit të sheqerit në gjak, që njihet si hipoglikemi.

Përveç këshillave të përgjithshme, duhet të evitohet ekspozimi në diell nga ora 11:00 deri në 17:00; të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të ajrosura mirë; të pijnë sa ma shumë lëngje, kryesisht ujë, të evitohen lëngjet me sheqer, kafeina, alkool, për të shmangur dehidrimin dhe rritjen e sheqerit në gjak.

Të konsumohen vaktet ushqimore të shpeshta në sasi të vogla të ftohta, me përmbajtje ujore pa yndyrë, lehtë të tretshme.

Të vishen më rroba të lehta me ngjyra të hapura prej pambuku.

Pacientëve me diabet, për shkak të problemeve më shputën diabetike, nuk i rekomandohet të ecin zbathur, për shkak të lëndimeve që mund të qojnë deri në infeksione serioze.

Po ashtu ecja zbathur nëpër rërë, të atyre që janë në këtë kohë në bregdet, është e ndaluar; të përdoren preparate UV për mbrojtje nga dielli .

Aktiviteti fizik i rekomanduar të diabetiket duhet të kryhet para orës 11:00 ose pas orës 17:00.

Për shkak të rrezikut si për hipoglikemi edhe për hiperglikemi rekomandohet rregullimi i dozës së antidiabetikëve oral, terapisë insulinike në koordinim më mjekun specialistë dhe përdorimi i rregullt i tyre.

Për çdo pyetje shtesë, ose për termin për vizita mjekësore, dr. Violetë Osaj, spec. Endokrinologe, mund ta kontaktoni  në tel fix 038 511 522, mob. 044714258 ose drejtpërdrejt në kliniken Qendra Diagnostike Terapeutike Endomed-B

Vazhdo më shumë