fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Të shtëna me armë zjarri: Një nxënës i vdekur dhe një polic i plagosur

Oficerët e gjetën individin në banjën e shkollës dhe e urdhëruan që të dilte jashtë. Ai nuk pranoi dhe pasi qëlloi, të paktën një oficer

Publikuar

Të shtënat në një shkollë të mesme në Knoxville të hënën lanë një nxënës të vdekur dhe një oficer të plagosur, thanë zyrtarët e Tennessee.

Oficerët iu përgjigjën raporteve të një individi potencialisht të armatosur në Shkollën e Mesme Austin-East, tha drejtori i Byrosë së Hetimeve në Tennessee, David Rausch gjatë një konference shtypi.

Oficerët e gjetën individin në banjën e shkollës dhe e urdhëruan që të dilte jashtë. Ai nuk pranoi dhe pasi qëlloi, të paktën një oficer u përgjigj me zjarr, tha Rausch, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

I armatosuri i cili u identifikua si nxënës i shkollës, vdiq në vendin e ngjarjes, tha Rausch. Autoritetet thanë se nuk po e publikojnë emrin e studentit në këtë kohë.

Një oficer i Knoxville u qëllua të paktën një herë dhe u dërgua në Qendrën Mjekësore atje tha policia.

Fillimisht, autoritetet thanë se oficeri kishte dëmtime jo-kërcënuese për jetën. Por në konferencën për shtyp të hënën vonë, Shefi i Policisë së Knoxville, Eve Thomas tha se oficeri i plagosur është në operacion dhe është në gjendje të rëndë.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021