Lajme
Të mbijetuar të aksidentit arrijnë në Kosovë
Dhjetë veta me prejardhje nga Kosova humbën jetën të dielën, kur autobusi me të cilin udhëtonin doli nga rruga në qytetin Sllavonski Brod të Kroacisë.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Të mbijetuar të aksidentit rrugor në Kroaci arritën të martën mbrëma në Kosovë. Avioni që u nis nga Osijeku, ateroi në Prishtinë pak pas orës 22:00. Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate për media, bëri të ditur se 21 të mbijetuar arritën në Kosovë.
Ata u pritën nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti, ndërsa u shoqëruan më pas nga familjarët e tyre.
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, tha në një konferencë për media se 15 të lënduar vazhdojnë trajtimin në spitalin e Sllavonski Brodit, ndërsa dy prej tyre – njëri në gjendje të rëndë – janë në njësi të kujdesit intensiv.
Nga të liruarit nga spitali, katër prej tye kanë zgjedhur të shkojnë në Gjermani, tha Vitia, ndërsa një pasagjere e lënduar është transferuar në një spital të Zagrebit.
Dhjetë veta me prejardhje nga Kosova humbën jetën të dielën, kur autobusi me të cilin udhëtonin doli nga rruga në qytetin Sllavonski Brod të Kroacisë.
Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë. Shoferi u ndalua në vendin e ngjarjes, ndërsa të martën iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thanë se viktimat do të sillen në Kosovë përmes transportit rrugor.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha për Radion Evropa e Lirë se trupat do të sillen gjatë natës, porse nuk dihet ora e saktë, për shkak të autopsisë që po bëjnë autoritetet kroate.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
