Sport
“Të huajt nuk janë përshtatur”, legjenda e Milan: Besojini Piolit, nuk është faji i tij!

Milan po kalon një periudhë krize teksa kuqezinjtë mes Serisë A dhe Champions League nuk fitojnë prej katër ndeshjesh. E ardhmja e trajnerit Stefano Pioli është vendosur në diskutim, megjithatë për legjendën kuqezi, Arrigo Sacchi, shkarkimi i 58-vjeçarit nuk është zgjidhja e problemit.
Sacchi theksoi se te Milan kanë gabuar duke transferuar shumë lojtarë të huaj në merkato, pasi atyre iu duhet shumë kohë për t’u përshtatur me futbollin italian.
Lexo edhe:
“Për mendimin tim, Pioli duhet konfirmuar. Gabimi i Milan është transferimi i shumë lojtarëve të huaj në merkato. Atyre iu duhet shumë kohë për të kuptuar kampionatin, lojën dhe metodologjinë e kampionatit italian. Skuadra në fushë është shumë konfuze.
Pyetja a ishte e nevojshme që të ndryshohej kaq shumë skuadra? Mendoj se kontestimet e tifozëve janë të drejta. Tani e rëndësishme është që drejtuesit e Milan të mbështesin trajnerin Pioli”, u shpreh Sacchi.
