fbpx
Lidhu me Ne!

OP/ED

Të gjithë Ne jemi shteti, sipas konceptit të Havelit

Publikuar

Kur të gjithë kohanikët por edhe përkrahësit e tij kishin pritur që ai të filloj një hakmarrje, që nga disa u konsideronte e drejt dhe pritur, meqë vet ky ishte persekutuar nga një sistemi totalitar, Vaclav Havel, me fjalimin e tij drejtuar kombit, me rastin e zgjedhjes president i Çekosllovakisë, pas Revolucionit të Kadifenjtë në vitin 1990, i befasoj të gjithë, duke e marr përgjegjësinë mbi vete dhe ndjekësit e tij, që u mësuan me ish sistemin, e pranuan atë si një fakt të pandryshueshëm dhe si të tillë kanë ndihmuar në përjetësimin e tij.

Me këtë dua të dal tek situata në shtetin dhe shoqërinë tonë që po ashtu sikur çekosllovakët një kohë, edhe ne, si shoqëri, por edhe se klasë politike pa dallime, jemi mësuar me sistemin, e kemi pranuar atë si një fakt të pandryshueshëm dhe si të tillë, që 20 vite, kemi ndihmuar në jetësimin e tij, por që për dallim prej tyre, ne terë përgjegjësinë për dështimin tonë ua lemë faktorit abstrakt, sic është sinonimi SHTET, nëse brenda tij nuk kemi një shoqëri aktive, kërkuese dhe llogaridhënëse.

Sikur çekosllovakët, para Revolucionit të Kadifenjtë, që jetonin, sic thotë vet Havel, në një mjedis moral të përlyer, duke u ndier moralisht të sëmurë, sepse e kishin bërë shprehi të flasim ndryshe nga c ‘mendojmë; sepse ishin mësuar të mos besojmë asgjë, të mohojmë njëri-tjetrin e të kujdesemi vetëm për vete; sepse koncepte të tilla si dashuria, miqësia, mëshira, thjeshtësia apo falja, e kishin humbur thellësinë e përmasave e tyre dhe, për shumë prej tyre, ato përfaqësonin ca tipare psikologjike apo ngjanin me ca përshëndetje të shkuara e të harruara të kohëve të vjetra dhe disi qesharake për epokën e kompjuterit dhe të anijeve kozmike, dhe ne Kosovarët po jetojmë, pikërisht në një ambient moral të përlyer, ku e kemi bërë zakon të flasim ndryshe nga c ‘mendojmë, jemi mësuar të besojmë në asgjë dhe të mohojmë njeri- tjetrin, ndërkohë që konceptet si dashuria, miqësia si dhe mëshira e thjeshtësia e kanë humbur thellësinë e përmasave të tyre.

Ai kur flet për atmosferën e përgjithshme në vendin e tij, e të cilën e quante “e përlyer morale”, nuk e ka fjalën për zotërinjtë që sic thotë ai hanë perime organike dhe nuk shikojnë përtej dritareve të avionit. Sic rëndom ne kosovaret të gjithë fajin për të bëma dhe të pa bëmat ua hedhim atyre.

Unë thotë ai, e kam fjalën për NE të gjithë, që jemi mësuar me sistemin, e kemi pranuar atë si një fakt të pandryshueshëm dhe e kemi ndihmuar kështu në përjetësimin e tij.

Me fjalë të tjera Havel thekson se ne jemi të gjithë-megjithëse natyrisht në përmasa të ndryshme – përgjegjës për vënien në punë të makinerisë sic e quan ai totalitare dhe asnjë prej nesh nuk është vetëm viktimë e sistemit, sepse që të gjithë bashkë jemi dhe bashkëkrijuesit e tij.

E perse e them unë këtë, thotë Havel. Sepse thekson ai, do të isha vërtet i paarsyeshëm po ta shihnim trashëgiminë e zymtë të dyzet vjetëve të fundit si diçka aliene, të cilën na e lanë me testament ca kushërinj të largët.

Përkundrazi Havel bënë thirrje që populli çekosllovakë ta pranojnë këtë si trashëgimi si një mëkat që të gjithë tok e kemi kryer kundër vetës tonë.

Sikur Havel që flet në vetën e tretë për të bëmat e sistemit komunistë në republikën e tij, ne kosovarët, duhet të fillojmë, sa me shpejt me mirë, për çdo gjë që ka ndodhur në shtetin tonë, të flasim me “NE” dhe të marrim përgjegjësin që këtë të bëmë të 20 viteve të pasluftës ta pranojmë si trashëgimi, për të cilën të gjithë ne kemi kontribuar.

Edhe ne, sikurse Ceket dhe Sllovaket, nëse këtë fakt e pranojmë si të tillë, do të kuptojmë, siç thotë Havel, se është në dorën tonë, dhe vetëm në dorën tonë, të bëjmë diçka për të.

Ne, për gjendjen tonë të tanishme, në të gjitha sferat jetës, siç thotë Havel, nuk mund t’ua vëmë fajin për gjithçka sunduesve, në rastin tonë qeveritarëve të mëparshëm dhe të tanishem. Kjo do të ishte e pavërtetë, por gjithashtu do të zbehte detyrën me të cilën përballemi sot, pra, detyrimin për të vepruar me pavarësi, në liri, në logjikë dhe me shpejtësi.

Ai thotë, dhe këtë duhet ta piksim mirë në kokën tonë dhe të mos gabojmë se qeveria më e mirë në botë, Parlamenti më i mirë dhe Presidenti më i mirë, nuk mund të bëjnë shumë vetëm me veten e tyre. Edhe Ne këtu, sikurse në atë kohë në Çekosllovaki, sic na tregon Havel, duhet të bindemi që liria dhe demokracia përfshijnë pjesëmarrjen dhe përgjegjësi nga të gjithë.

Meqë mora guximin ta interpretoj një pjesë të fjalimit të një udhëheqësi disident, i cili në vështrimin e shumë kujt, ishte ndërgjegjja morale e kombit çekosllovakë, të asaj kohe, këtë vështrim dua ta përmbyllë me thënien e piktorit francez, Jean Francois Millet, “Dinjiteti i një shteti varet në fund të fundit nga dinjiteti i individëve që e formojnë atë”.

Pra sipas këtyre koncepteve, të gjithë ne jemi shteti, dhe të gjithë ne jemi kontribuues si të mirës ashtu edhe të keqes që e ka prek dhe po e prek këtë vend. Në asnjë aspekt nuk kemi të drejt t’i kryqëzojmë të tjerë, kur këta të tjerë jemi po ne, populli i Kosovës. Gishtin fillimisht duhet ta drejtojmë ka vetja, që me pastaj të kërkojmë llogari nga tjetri.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021