fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

Të dielën u vaksinuan 2519 qytetarë

Vaksinimi do të vijoj për qytetarët e moshës mbi 65 vjeç, të regjistruar në platformën elektronike eKosova dhe sipas listave në dispozicion të QKMF-ve

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar së të dielën në Kosovë janë vaksinuar rreth 2519 qytetarë, kryesisht të moshës mbi 65 vjeçare.

Sipas MSH-së, ekipet e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në njësitë tjera të vaksinimit në Kosovë kanë vaksinuar sot 2519 qytetarë.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

Ekipet e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në njësitë tjera të vaksinimit në Kosovë kanë vaksinuar sot 2519 qytetarë.

Me dhënien e vaksinave sot, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër COVID-19 në Kosovë ka arritur në 41 867.

Vaksinimi do të vijoj për qytetarët e moshës mbi 65 vjeç, të regjistruar në platformën elektronike  eKosova dhe sipas listave në dispozicion të QKMF-ve, ndërsa Ministria u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19 në platformën eKosova, duke u bazuar në video udhëzimet e bëra me qëllim të lehtësimit të aplikimit të tyre.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021