fbpx
Lidhu me Ne!

Ekonomi

“Talent Network Kosova”, adresa e duhur për profesionistin që e kërkoni!

Publikuar

Çdo biznes është i vështirë, por ne e duam punën qe e bëjmë, dhe gjithmonë mundohemi te bëjmë me te mirën duke rekomanduar kandidat profesionist, kredibil dhe te duhur., por jo domosdoshmërish te njëjtit vlerësohen nga kompanitë tona partnere apo klientët tanë, për arsye te ndryshme. Kësht thotë për Tipografi.info, Blerim Zogaj, themelues i kompanisë Talent Network Kosova.

Zogaj thotë se si kompani rekrutuese që janë te gjitha procedurat e rekrutimit i bëjmë pa i munduar klientët tanë, për një vlere sipas marrëveshjes me klientin tone, dhe gjithsesi ju sigurojmë kandidat shume me te mire se do te konkurronin direkt ne shpallet e tyre.

z. Zogaj, ju lutem prezantohuni dhe na tregoni si fillim rreth veprimtarisë tuaj?

Unë jam Blerim Zogaj, pronar i kompanisë se rekrutimit “Talent Network Kosova”.

Kompania “Talent Network Kosova” është themeluar në 2018 – fillimisht si një kompani për nivele te larta menaxheriale dhe pozita udhëheqëse kryesisht ne Shitje. Me pas në vitin 2020, kompania ka zgjeruar aktivitetet e saj duke ofruar këshillime për zhvillimin e biznesit, rekrutime për pozita profesionale, shërbimin e qiradhënies së stafit, hulumtimin e tregut, trajnimin, ndërmjetësimin e shitjeve dhe shërbime të tjera të ngjashme këshilluese.

Cilat shërbime i ofroni, apo jeni te specializuar?

Deri me tani kemi ofruar dhe ofrojmë këto shërbime:

C-Level recruitment / Rekrutim për pozita te larta menaxheriale

Headhunting / Referim direkt apo ndërmjetësim i kandidateve për pozita konkrete duke negociuar transferimin nga një kompani ne tjetrën.

Business Coach / Keshilla biznesi për pronaret, udhëheqësit e larte, trajnime te ndryshme, ndryshim te veprimtarisë etj, per te cilët ne angazhojmë ekspert te jashtëm te dëshmuar dhe te akredituar për shërbime te tilla.

Trajnime per Shitje, Marketing dhe Kujdes ndaj Konsumatorit / Ne kemi marrëveshje me ekspert te fushave te ndryshme sidomos te profilizuar per Shitje, Marketing dhe Kujdes ndaj Klientit, andaj me sukses kemi kryer shërbime per klientët tanë dhe kemi referenca.

Staff Leasing / Qiradhenje te stafit, e cila nënkupton angazhimin e përkohshëm te stafit / ekspertet e profilizuar ku ne si Talent Network i marrim përsipër te gjitha obligimet mbi punetoret, ndërsa kompaninë partnere/klientin e faturojmë si shërbim i jashtëm Staff Leasing.

Si e zhvilloni procesin e rekrutimit, si i gjeni kandidatet?

Qe nga fillimi ne nuk kemi publikuar konkurse mbi pozitat qe kemi kërkuar kandidat për kompanitë partnere apo klientët tanë, pasi qe parimi jone ne këtë industri është te i kthejmë kandidatet pasiv ne kandidate aktiv, apo me fjale tjera, kandidatet pasiv janë ata te cilët vetëm janë ne marrëdhënie pune dhe komod me pozitën qe e ushtrojnë dhe vështirë te marrin vendimin për tu sfiduar me kompani te re te panjohur për tregun.

Sa është e vështirë te operoni ne ketë industri?

Çdo biznes është i vështirë, por ne e duam punën qe e bëjmë, dhe gjithmonë mundohemi te bëjmë me te mirën duke rekomanduar kandidat profesionist, kredibil dhe te duhur., por jo domosdoshmërish te njëjtit vlerësohen nga kompanitë tona partnere apo klientët tanë, për arsye te ndryshme.

Sa i përcillni konkurrentet tuaj ne këtë industri dhe a keni konkurrence te forte?

Ne nuk i konsiderojmë konkurrente kompanitë e rekrutimit, por i konsiderojmë kompani partnere pasi qe se bashku jemi duke u munduar ta ndryshojmë mentalitetin e bizneseve kosovare për shpërndarjen e përgjegjësive dhe shërbimeve, sidomos menaxhimin e resurseve njerëzore.

Shume kompani humbin kohe te vlefshme dhe energji ne fokusimin e menaxhimit te resurseve njerëzore dhe humbin kohen dhe shanset për zhvillim te mëtutjeshëm te biznesit te tyre, andaj ne te gjithë ne një mënyrë ose tjetër mundohemi te ju qasemi këtyre kompanive dhe te i bindim se besimi ne menaxhimin e resurseve njerëzore, sidomos pjesa e rekrutimit dhe trajnimit te stafit është e domosdoshme te behet me kompani te profilizuara si “Talent Network” ose te ngjashme.

Po te pjesa financiare si qëndroni karshi konkurrencës?

Këtë pjese nuk do ta diskutoja, pasi qe secila kompani e vlerëson punën profesionale te paraqitur me vlere financiare, andaj me plot bindje e them se për çfarëdo çmimi qe do paguaj një kompani për shërbime rekrutimi, prape i del me lire dhe me mire se me u marre vet me shpallje, filtrim te CV-ve, intervistomë, filtrime dhe prape intervistomë, periudha testuese dhe procese tjera te mërzitshme.

Ne si kompani rekrutuese, te gjitha këto procedura i bëjmë pa i munduar klientët tanë, për një vlere sipas marrëveshjes me klientin tone, dhe gjithsesi ju sigurojmë kandidat shume me te mire se do te konkurronin direkt ne shpallet e tyre.

Prape një pyetje mbase provokative, për çka e konsideroni kompaninë tuaj me te mire se konkurrenca?

Ne me bindje te plote jemi shume te mire ne Headhunting, ku deri me tani shume rralle jemi refuzuar për kandidatet qe kemi rekomanduar, sidomos për pozita te larta menaxheriale si , Anëtar te Bordeve, Drejtor Ekzekutiv te Korporatave/CEO, Drejtor Financiar, Drejtor te Operatives, etj.

Për pozita profesionale, si Arkitekt, Inxhinier te IT-se, Inxhinier te Software-ve, etj, gjithsesi se angazhojmë ekspert te jashtëm te fushës relevante, me qellim te bëjmë evaluimin sa me te mire te kandidatit për referim te kompania jone partnere / klientë.

Pyetje për pjesën financiare, si kompensoheni për shërbimet?

Talent Network, pasi te kemi dakordim me klientin tone për pjesën financiare, e bëjmë një kontrate një vjeçare për shërbimet e rekrutimit, e cila nuk ka asnjë efekt financiar pa punësim konkret nëpërmjet kompanisë tone.

Ne kompensohemi sipas marrëveshjes vetëm për rastet e suksesshme te rekrutimit nga kandidatet e referuar prej Talent Network, për pozitat e kërkuara nga klienti jone.

Për fund, na tregoni si mund te ju gjejmë?

Shume lehte, ne zyrat tona ne Rrugën B, nëpërmjet email adresës: [email protected], webfaqes www.talentnetwork-ks.com; ne rrjetet sociale si Facebook, Instagram dhe LinkedIn me emrin Talent Network Kosova, apo ne telefonin +38346304050

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook