Lajme
Takohet dy zëvendës kryeministrat shqiptar, që i përkasin partive dhe shteteve jo shqiptare

Publikuar
2 vjet më parëmë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka qëndruar të mërkurën për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është takuar me përfaqësues shtetërorë të vendin fqinj. Me këtë rast, Dritan Abazoviq është pritur në takim edhe nga Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Bytyqi, njofton Klan Kosova.
Këtë takim e ka konfirmuar vetë Abazoviq i cili e ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Twitter. “Gjendem në një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut me ftesë të Fatmir Bytyqit. Marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut janë parakushti më i rëndësishëm i bashkëpunimit të suksesshëm ekonomik dhe rajonal”.
“Po ndërtojmë ura bashkëpunimi me interes të veçantë për të ardhmen më të mirë të Ballkanit Perëndimor”. Ky takim përbën një ngjarje të veçantë pasi që për herë të parë në historinë e Ballkanit, dy zëvendëskryeministra të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut – vende këto ku komuniteti shqiptar nuk e përbën shumicën – rastisin të jenë shqiptarë.
Kujtojmë se Abazoviq i përket partisë Reforma e Bashkuar në Mal të Zi e cila nuk njihet si parti shqiptare. Po ashtu edhe Bytyqi vjen nga partia Bashkimi Social Demokrat i Maqedonisë, që njihet si parti maqedonase.
Për t’u informuar më shumë rreth vizitës së Abazoviq në Maqedoninë e Veriut, ndiqni videon në vijim.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
