fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Takimi me opozitën, Kurti: Shkoi shumë mirë – ata janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues

“Nuk është e vërtet që nuk e dinë çfarë rruge jemi duke shkuar, rruga jonë është rrugë e ligjshmërisë kushtetutshmërisë”, tha ai.

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me partitë opozitare, nuk është prononcuar para mediave. Kurti shkurt ka thënë se takimi ka shkuar “shumë mirë”, derisa ka dalë nga objekti i Qeverisë. Ai shtoi se përshtypja e tij është se krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues.

Lidhur me largimin e Haradinajt nga takimi ai tha se nuk bëhet fjalë për kurrfarë prishje të raporteve koordinimi me ambasadorët e QUINT-it SHBA-së dhe BE-së dhe nuk është e vepër që ka kurrfarë cenimi të raporteve përkundrazi ka dendësi të komunikimit. Për atë se si kush sillet nuk mendoj se duhet ti lë analistët pa punë, shkruan Telegrafi.

E gjithë ajo që ndodhi në takimin mes Kurtit dhe liderëve të opozitës

“Nuk është e vërtet që nuk e dinë çfarë rruge jemi duke shkuar, rruga jonë është rrugë e ligjshmërisë kushtetutshmërisë”, tha ai.

Ndryshe përmes një njoftimi për media, Zyra e Kryeministrit ka theksuar se në takim “u theksua aleanca me partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian e NATO-n, dhe komunikimi e bashkërendimi në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti i falënderoi liderët e partive opozitare që iu përgjigjen pozitivisht ftesës për takim dhe diskutim. Krerët opozitarë shprehen mbështetjen ndaj Qeverisë për respektimin e ligjshmërisë në të gjithë Republikën e Kosovës”

Liderët opozitarë kanë deklaruar se nga kreu i ekzekutivit nuk kanë dëgjuar asnjë plan konkret për të dalë nga situata në të cilën ndodhet vendi, pas largimit zyrtarëve serbë nga institucionet e vendit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk qëndroj deri në fund të takimit. Ai ishte i pari që u largua nga ky takim ku më pas në një postim në Facebook ka thënë se “Kurti mbante ligjërata e nuk sqaronte përse ka prishur raportet me Amerikën”.