Lajme
Tahiri zëvendëson Haradinajn

Besnik Tahiri,i cili aktualisht është zëvendës kryeministër në detyrë, që nga e marta është ngarkuar edhe më një detyrë të re, atë të ministrit në detyrë të punëve të jashtme dhe diasporës.
Ka qënë kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i cili ia ka bësuar këtë dikaster Tahirit.
Emërimi i Tahirit në këtë detyre ka ardhur pasi kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka liruar nga detyra ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Ministrja Haradinaj-Stublla përmes një letreje i ka ofruar Kryeministrit Hoti, dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e ministres së Republikës së Kosovës për Punë të Jashtme dhe Diasporës./tipografi/
