fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Tahiri sfidon Bulliqin

Publikuar

Besnik Tahiri, i cili aktualisht është zëvendës kryeministër dhe ministër i jashtëm, ka publikuar kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Podujevës. Tahiri, i cili vije nga AAK, ka theksuar se me bindje të plotë ka vendosur të paraqes kandidaturën për Kryetar të Komunës së Podujevës.

“Kjo kandidaturë, vjen shumë më herët për dy arsye: e para, se kam hyrë në garë me seriozitetin më të lartë, dhe e dyta, se garoj për fitore. Në këta muaj, do të identifikoj, analizoj e hartoj programin politik, jo vetëm si përgjigje ndaj problemeve, por para së gjithash, si mundësi për një perspektivë̈ të re qeverisëse e zhvillimore”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka qënë po ashtu edhe kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës.

Njoftimi i plotë:

Te dashur llapjanë,

Me bindje të plotë kam vendosur të paraqes kandidaturën për Kryetar të Komunës së Podujevës. Kandidatura ime shpreh vullnetin dhe deshiren time dhe te Aleances, që gjithë dijen, përvojën e përkushtimin t’ia jap qytetit tim te lindjes dhe qytetarëve te tij.

Kjo kandidaturë, vjen shumë më herët për dy arsye: e para, se kam hyrë në garë me seriozitetin më të lartë, dhe e dyta, se garoj për fitore. Në këta muaj, do të identifikoj, analizoj e hartoj programin politik, jo vetëm si përgjigje ndaj problemeve, por para së gjithash, si mundësi për një prespektivë të re qeverisëse e zhvillimore.

Do t’i konsultoj të gjithë ata që duan dhe besojnë në ndryshimimin e vërtetë, pa dallim rreshtimesh e flamujve partiakë. Kjo garë, e ky projekt nuk do të jetë i zakonshëm e as i një partie. Por, një moment e mundësi që së bashku ta kapim hapin e ndryshimit.

Ju siguroj se gara, programi e ekipi, do të jenë model, ndërkaq ballafaqimi, do të jetë vetëm mbi programin e vizionin. Besoj, se ndryshimi është i vërtetë, vetëm kur ka objektiva të qarta e njerëz të përkushtuar. E kundërta është improvizim.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021