Lajme
Tahiri: Kurti n‘takim me Vuqicin pa platformë për dialogun
Programi qeverisës do të duhej të fokusohej më së shumti në ekonomi, pasi ky sektor ka marrë goditje të madhe nga pandemia.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Shefi i Grupit Parlamentar nga AAK, Besnik Tahiri ka thënë se Kryeministri Kurti do të udhëtojë të martën për takim me zyrtarët e Serbisë dhe BE-së për dialog, por ende nuk ka prezantuar ndonjë dokument që tregon parimet e tij në raport me Serbinë. Ndërkohë që ka thënë se programi qeverisës do të duhej të fokusohej më së shumti në ekonomi.
Ai ka thënë se programi qeverisës do të duhej të fokusohej më së shumti në ekonomi, pasi ky sektor ka marrë goditje të madhe nga pandemia.
“Aty në program ju synoni vaksinimin e 60% të popullatës, kurse ju tani e keni buxhetin e deri tani nuk keni bërë asgjë. Nuk mbahet shteti me lëmoshë, nuk mbahet shteti me donacione. Ju keni bërë diçka që nuk e ka bërë askush në botë, e keni mbyllur vendin për 12 ditë, duke e goditur fuqishëm kështu ekonominë e vendit. Ky program është dashur ta ketë objektivin ‘ekonomi, ekonomi, ekonomi’, pasi që ky sektor është goditur më së shumti”, ka thënë Tahiri.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
