fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Szczesny “hedh pas krahëve” barazimin me Empolin: Ndaj Interit për të realizuar ëndrrën

Publikuar

Juventus “ngeci” në shtëpi përballë Empolit me bardhezinjtë që nuk shkuan përtej një barazimi zhgënjyes me shifrat 1-1. Në ndeshjen e javës së ardhshme, torinezët i pret ndeshja direkte dhe vendimtare ndaj Interit me portierin Ëojciech Szczesny, që “fton” shokët e skuadrës të hedhin pas krahëve zhgënjimin nga barazimi me Empolin dhe të mendojnë për të fituar ndaj Interit.

“Gabimet ndodhin dhe një të tillë bëri edhe Milik. Megjithatë, ai kërkoj falje edhe pse nuk ishte nevoja sepse jemi një skudaër. Jam i bindur se do ta shpaguajë këtë duke shënuar shumë gola. Për këtë barazim ka pak zhgënjim sepse luanim edhe në shtëpi, me gjithë respektin për Empolin, por duhej të fitonim.

Lexoni edhe:

Megjithatë, nëse bëjmë një krahasim me sezonin e kaluar mendoj se jemi përmirësuar, pasi vjet të tilla ndeshje do t’i kishim humbur. Javën tjetër udhëtojmë në Milano për të realizuar një ëndërr tonën.

Të fitojmë ndeshjen dhe të qëndrojmë në krye të kampionatit. Nuk është e lehtë sepse Interi është i fortë, por ne duam të luftojmë deri në fund. Mesazh për tifozët? Jo, nuk kam! Do të flasim në fushë”, u shpreh Szczesny.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook