fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Sytë kah COVAX-i, Kosova nuk i zotoj mjetet

Publikuar

Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se shtetet që janë industrialisht të zhvilluara, kanë bërë zotimin e mjeteve në momentin kur ka filluar prodhimi i vaksinën, derisa këtë nuk e ka bërë Kosova, pasi që është mbështetur në programin e COVAX-it.

“Kosova ka para të ndara për blerje të vaksinave përmes mbështetjes së Bankës Botërore, që janë të dedikuara për blerjen e dozave shtesë, krahas asaj që vijnë nga COVAX-i”, tha Humolli.

Programi i OBSH-së, COVAX ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra.

Për kryetarin e Federatës së Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, paratë nuk kanë qenë problem, që Kosova ta marrë vaksinën, por sipas tij, për një gjë të tillë nuk është lobuar si duhet.

“Më shumë jemi marrë me politikë në këtë pandemi. Partitë politike nuk kanë pasur asnjë strategji se si të dalin nga kjo situatë.

Në momentin kur e kanë parë që pandemia është, është dashur të targetohen prodhuesit eventualë të vaksinës sepse dihet se dikush do ta prodhojë dhe në këtë mënyrë politika ka dështuar”, tha Syla për REL.

Muaji shkurt ishte thënë në vazhdimësi nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemja se do të jetë muaji kur vaksina do të arrijë në Kosovë, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Hoti, në një takim të mbajtur më 26 shkurt me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Zemaj, përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka njoftuar se janë në pritje të kontingjentit të parë të vaksinave.

Isme Humolli nga OBSH-ja ka thënë për REL se në ditët në vijim, në Kosovë do të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave nga COVAX-i. Ky kontingjent, sipas saj, do të ketë 9.600 doza.

Kosova pritet të marrë nga COVAX-i 100.800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania britanike, Astrazenac dhe Universiteti i Oxford-it.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021