fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Surroi dhe Shala, pjesë e ekipit të Kurtit për dialog me Serbinë

Merret vesh se në këtë projekt janë të përfshirë disa ish-diplomatë kosovarë që pritet ta bëjnë Strategjinë e veprimit e cila mund të funksionalizohet si projekt nga një organizatë e specializuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Publikuar

Disa orë para se të votohej për kryeministër i shtetit, më 22 mars, Albin Kurti po shfaqej në një panel diskutimi bashkë me publicistin Veton Surroi. Temë diskutimi ishte dialogu me Serbinë.

Pikërisht për çështjen më të nxehtë politike, Kurti ka takuar Surroin edhe në një takim tjetër, jo-publik. Atyre iu bashkua edhe një personalitet që është marrë për një kohë të gjatë me dialogun, Blerim Shala.

Klan Kosova mëson se kryeministri bisedoi vetëm njëherë me dy publicistët, pasi në rastet tjera, jo edhe të rralla, këtë detyrë ia ngarkoi zëvendësit të tij në qeveri, Besnik Bislimi.

Qëllimi i këtyre bisedimeve ishte që dy figurat e njohura politike, që ishin pjesë e negociatave të Rambujesë më 1999 dhe atyre të Vjenës, në vitet 2005-2007, të përfshihen në dialog me Serbinë, në kuadër të një grupi që mund të përfshijë më tepër veta.

Por, merret vesh se ende asgjë nuk është konkretizuar.

Klani i dërgoi disa pyetje në zyrën e zëvendëskryeministrit Bislimi, që është ië ngarkuar edhe për dialog, dhe kërkoi të mësojë nëse po bëhet gati ndonjë ekip negociator, por përgjigje nuk u dhanë.

Sidoqoftë, merret vesh se në këtë projekt janë të përfshirë disa ish-diplomatë kosovarë që pritet ta bëjnë Strategjinë e veprimit e cila mund të funksionalizohet si projekt nga një organizatë e specializuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Blerim Shala ka mbajtur pozitën e koordinatorit politik për dialogun nga fundi i vitit 2012.

Që nga atëherë ai ishte pjesë e krejt bisedimeve me Beogradin të zhvilluara në Bruksel krah kryeministrit dhe më vonë presidentit Hashim Thaçi.

Veton Surroi asnjëherë nuk u përfshi në këtë proces, por vazhdimisht e ka kritikuar qasjen e Kosovës në bisedimet me Serbinë, që u fasilituan nga Brukseli.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021