fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Superliga nis në 2025-ën, Laporta zbulon klubet pjesëmarrëse

Publikuar

Superliga Europiane do të formohet brenda dy viteve. Është i bindur presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili deklaron se pavarësisht sfidave të shumta, vendimi i Gjykatës Europiane për Drejtësi ka hapur rrugën për kompeticionin më të ri për klube.

Laporta deklaroi se në fillim të rrugëtimit në Superligën Europiane nuk do të jenë klubet angleze, teksa nuk ngurroi të zbulojë edhe emrat e disa skuadrave që do t’i bashkohet rrugëtimit.

“Superliga Europiane do të nisë brenda 2025-ës dhe në fillim të rrugëtimit nuk do të jenë klubet angleze. Ato e kanë tashmë një Superligë, që është kampionati anglez. Do të jenë Reali e Barcelona, 4 klubet italiane si Interi, Milani, Roma e Napoli, francezët e Marseille, portugezet Porto, Benfica e Sporting Lisbona, holandezet Ajax e PSV dhe belget e Brugge dhe Anderlecht”, u shpreh presidenti i Barcelonës.

Lexo edhe:

Laporta solli në vëmendje faktin se ai që sot është kompeticioni më i rëndësishëm në Europë, Champions League, nisi me më pak skuadra në 1955-ën dhe me shumë skepticizëm, për të arritur në nivele të jashtëzakonshme.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook