Një sulm fizik ndaj dy personave ka ndodhur gjatë ditës së sotme në pjesën e jashtme të një lokali në Mitrovicën e Veriut.
Nga personat e përfshirë në rrahje dyshohet se është Milosh Rosiq, vëllau i Marko Rosiq i cili është i akuzuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Lajmin për sulmin ndaj dy personave e ka konfirmuar Besim Hoti, Zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, shkruan KlanKosova
“Ka pasur një sulm fizik ndaj dy të rinjve në veri. Sulmi ka ndodhur diku 11:30 gjatë ditës së sotme”, ka thënë Hoti