fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Sulmi ndaj Rashiq – Serbet përplasen mes vete

Publikuar

Politikanja serbe e Kosovës Rada Trajkoviq, ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic dhe Listen Serbe në Kosovë për nxitjen e sulmit ndaj djalit të politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiq.

Trajkoviq ka shkruar në Twitter se djali  i Nenad Rashiqit, politikanit opozitar serb nga Kosova, brutalisht është rrahur pranë shkollës në Llaplesellë.

Ajo tregon se Rashiq u sulmua nga 30 persona.

Trajkoviq i është drejtuar Presidentit serb duke i thënë se shiheni se me çfarë metodash Lista juaj serbe arrinë ‘fitoret’ e saj me 95%.

“Dje, Presidenti i Serbisë, Vuçiq, personalisht mua dhe Nenad Rashiqi na quajti  ‘tradhtarë’ para medieve. Sot, djali i Nenadit u rrah në mënyrë brutale gjatë daljes nga shkolla, kurse unë u informova se Ministria e Brendshme e Serbisë ma ka hequr mbrojtjen sepse unë nuk jam më ‘e rrezikuar për sa i përket sigurisë’”, ka shkruar Trajkoviq.

Ndaj deklaratave të Trajkoviq kanë reaguar Lista Serbe dhe e ashtuquajtura Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Petar Petkoviq, nga kjo zyre ka thënë se Trajkoviq, po e përdor sulmin ndaj djalit të Rashiqit, për përfitimet e saj politike.

”Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë caku, këtu nuk ka asnjë dilemë. Por ajo që po bëni ju Rada Trajkoviq, duke keqpërdorur sulmin në djaloshin për llogaritë tuaja politike, është turp i veçante. Vazhdoni ju me fushatën e urrejtjes, cak i së cilës janë shpesh fëmijët e presidentit Vuqiq. Për ju asgjë nuk është e shenjtë”

Ndërkohë, Goran Rakiq, nga Lista Serbe ka thënë se vetëm pak orë iu mjaftuan qytetarëve të Graçanicës që të mësojnë të vërtetën e vërtetë për përleshjen në të cilën Nikola Raçiç, djali i Nenad Rashiq që fatkeqësisht ende nuk e njoftojnë nga Policia e Kosovës.

“Për hir të së vërtetës, të gjithë qytetarët, por edhe për përgjigjen e atyre që duan të sjellin trazira mes serbëve në Kosovë dhe Metohija, njoftojm publikun se Nikolla Rashiq ka pësuar lëndime në një përleshje që paraprakisht u pajtua dhe organizuar mes dy grupeve të djemve, ndërsa mes anëtarëve Nikola Rashiq ishte edhe një nga ato grupe”, thuhet në shkrimin e Listës Serbe.

Djali i Nenad Rashiq, është sulmuar të hënën nga një grup i serbeve në Graçanicë./tg/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021