fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Sulmi i armatosur – Punëtori i Besa Security u qëllua me tre plumba

Publikuar

Babai i njërit prej të plagosurve Muhamet Krasniqi, thotë se djali i tij tashmë ka një gjendje më të mirë pavarësisht se ka humbur shumë gjak.

Krasniqi tha se nga trupi i djalit të tij janë hequr tre plumba.

Sipas informatave djalit i janë hequr nga trupi tre plumba. Ka pasur gjakderdhje të rëndë por tash e ka marrë veten. Sipas mjekëve shpresojmë se djali do të lirohet shumë shpejt”, deklaroi Krasniqi për RTV Dukagjini.

Muhamet Krasniqi pas takimit me djalin e tij thotë se djali vazhdon të jetë në trajtim mjekësor.

Nga QKUK thonë se të plagosurit po vazhdojnë të trajtohen.

“Njëri nga të plagosurit është në Repartin Intensiv pasi është kryer ndërhyrja kirurgjike. Sipas mjekëve për momentin gjendje e tij është stabile. Ndërsa i plagosuri tjetër është në Kirurgji Torakale dhe është jashtë rrezikut për jetë”./tipografi/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021