Lajme
Sulmi i armatosur! Policia gjen kamionetën

Publikuar
2 vjet më parëmë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera të reja rreth sulmit të armatosur ndaj veturës që transportonte të para, e që ishte në pronësi të kompanisë Besa Security. Policia ka treguar se të martën ka arritur të identifikoj dhe të gjej automjetin/kamionetën më të cilën kryerësit e kanë kryer veprën.
Kamioneta, sipas Policisë mbanë targa vendore dhe është gjendur në fshatin Parallovë të Komunës së Gjilanit.
“Kamioneta të cilin e kishin përdorë të dyshuarit është gjetur e djegur në fsh. Parallovë të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit, nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia.
Përveç kësaj Policia ka dhënë edhe detaje të tjera rreth sulmit të ndodhur. Aty thuhet se në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë (fshati Mramor) disa persona të maskuar, të armatosur me armë të gjata me një kamionetë me targa vendore, kishin ndaluar automjetin e kompanisë me të cilin kryhej transporti i parave, në të cilin ndodheshin katër meshkuj kosovarë.
“Të dyshuarit kishin gjuajte me armë zjarri në drejtim të viktimave ku si pasoj janë plagosur dy prej viktimave. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet nga Policia.
Ndërkohë dje mediet kanë publikuar disa pamje ku shihet një kamionët, e cila dyshohet që po e njëjta që është gjetur e djegur të martën nga Policia e Kosovës./tipografi/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
